Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ku quajtur farsë mospajtimet mes partnerëve të koalicionit qeverisës.
Selimi në “Përballje” në Telegrafi.com ka thënë se sikur mospajtimet e tyre të ishin të vërteta atëherë do ta rrëzonin Qeverinë.
“Po të kishte mospajtime do të ishte akoma më mirë, por unë mendoj që ka pajtueshmëri për të keqen. Ashtu siç kishte pajtim për të rrëzuar Qeverinë Kurti. Ashtu siç ishin bashkë kundër Qeverisë Hoti, ashtu janë bashkë edhe për ta quar më tutje këtë. Ata e kanë ditur që Kurti nuk bën nënshkrime të tilla, duke e ditur qe Kurti nuk i nënshkruan këto marrëveshje të këqija ata janë bërë bashkë atëherë për ta rrëzuar. Janë farsë mospajtimet e tyre, po të ishin reale mund ta rrëzonin qeverinë, mund t’i bashkohen nismës së LVV-së për mocionin e mosbesimit dhe thjesht do të vepronin”, ka potencuar Selimi.
Selimi ndër të tjera ka thënë se mospajtimet e tyre janë vetëm për të rritur rolin dhe pazarin njëri – tjetrit.

Gjatë emisionit, Selimi ka folur edhe për 100 ditëshin e Qeverisë Hoti, teksa ka shtuar se kjo qeveri nuk duhet t’i bëjë edhe 100 ditë tjera.
“Qeveria është ilegjitime. I kalojë 100 ditë kjo qeveri dhe për çka do të mbahet mend për heqjen e reciprociteti, nga kjo pikënisje ka shkuar për të biseduar me Serbinë, kjo tregon se çfarë qeverie kemi. Ka pranuar të jetë e pabarabartë me Serbinë, shto këtu keq menaxhimin e pandemisë COVID-19, ku sa i përket numrit të vdekjeve shpesh jemi të parët në botë për kokë banori, kjo tregon se jo vetëm qe e kanë menaxhuar keq por nuk janë farë të interesuar për menaxhim. Qeveria nuk e ka pasur fokusin në interesin e mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve por fokusin e kanë pasur në mbrojtjen e interesave dhe kërkesave të Serbisë. Kjo qeveri nuk duhet të jetë edhe 100 ditë tjera sepse këto rezultate do të na sjellë, prandaj zgjidhja është të shkohet në zgjedhje”, ka pohuar ai.
Sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës, Selimi thekson se kjo parti e ka rastin t’i dematojë të gjitha zërat për përfshirjen e saj në Qeveri dhe t’i sjellë nënshkrimet për mocionin e mosbesimit.
Si përfundim, Selimi thotë se zgjedhjet e reja duhet të ndodhin këtë vit para se presidentit t’i skadojë mandati në vitin 2021. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri