LAJMI I FUNDIT:

Selimi, për dialogun: Mendoni se ku do të ktheheni

Selimi, për dialogun: Mendoni se ku do të ktheheni

Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon me interpelancën me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, lidhur me heqjen e masave të reciprocitetit me Serbinë.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi të jesh kundër reciprocitetit do të thotë të jesh i pabarabartë qysh në nisje të dialogut dhe do të thotë që qeveria Hoti nuk ka guxuar të mbrohet edhe kur kishin mundësi.


Ai heqjen e reciprocitetit e quajti të turpshëm.

“E dimë tashmë që juve gjithë bashkë ju bëri presidenti në ndërtimin e një qeverie ilegale, por të gjithë iu bashkuat atij edhe kundër reciprocitetit, edhe kundër qeverisë Kurti, edhe për pushtetin edhe për marrëveshjet me Serbinë. Prandaj ne e kemi të vështirë sot të gjejmë dallimin në mes jush sepse ju jeni të njëjtë në të gjitha këto tema “, tha Selimi.

Selimi pati edhe disa pyetje për ata që e kundërshtojnë reciprocitetin, në veçanti kryeministrit Avdullah Hoti.

“I ngris disa pyetje për ju që jeni kundër reciprocitetit, në veçanti kundër Avdulla Hoti i cili e morri këtë vendim: Çka përfiton Kosova duke mos qen e barabartë me Serbinë? Çka përfiton Kosova nga heqja e reciprocitetit? Përse është pengesë reciprociteti? Mbaj shënim sepse po pres përgjigje. Për kë është pengesë reciprociteti dhe në fund të fundit në çfarë dialogu jeni nisur? A e kuptoni që nuk ka dialog pa reciprocitet. Nuk ka dialog në mes të pabarabartëve sepse ai më nuk quhet dialog. Ju keni heq dorë edhe nga vet dialogu. Prandaj para se të mendoni se ku po shkoni, mendoni se ku do të ktheheni “, tha Selimi.

Debati për heqjen e reciprocitetit po vazhdon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori