LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Pa NATO-n, UÇK-ja nuk do ta fitonte luftën ndaj Serbisë (Video)

Selimi: Pa NATO-n, UÇK-ja nuk do ta fitonte luftën ndaj Serbisë (Video)

Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi ka thënë se UÇK-ja pa ndërhyrjen e NATO-s nuk do ta kishte mundur Serbinë ushtarakisht.

Sylejman Selimi, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se UÇK-ja pa ndërhyrjen e NATO-s ndoshta nuk do të ishte shuar krejtësisht, por do të kishte mbetur në disa grupe të vogla.


“Serbinë nuk do ta kishte mundur UÇK-ja pa ndërhyrjen e NATO-s, pasi ajo ka pasur arsenal të madh ushtarak”, tha Selimi.

Ish-komandanti i UÇK-së, ka thënë se pas fillimit të bombardimeve nga NATO, Serbia gjithë potencialin që ka pasur e ka përdorë në Kosovë.

“Fillimi i bombardimeve ka qenë një problem që të ekzistojmë apo jo. Por, besoj që UÇK-ja nuk ishte shuar… Lufta do të ishte humbur patjetër, sepse kemi qenë totalisht të pabarabartë. Ndoshta me një riorganizim më të mirë dhe me një mbështetje logjistike do të kishim rezistuar një kohë të gjatë”.

Selimi, ka thënë se në fillimin e bombardimeve të NATO-s, UÇK-ja në Drenicë ishte e bllokuar totalisht.

“Ne kemi menduar të krijojmë një korridor furnizimi nga Shqipëria pasi ishim totalisht të bllokuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se UÇK-ja në Drenicë ka pasur vetëm disa dhjetëra mortaja me nga tre-katër predha dhe, sipas tij, me një arsenal të tillë, ballafaqimi me forcat serbe ka qenë i vështirë.

“Pas na mbyllën arteriet e furnizimit ka qenë shumë problem që të qëndrojmë në periudhë afatgjate”, tha ndër të tjera Sylejman Selimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori