LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Opozita gjithmonë do t’i mbështes institucionet për mbrojtjen e territorit të Kosovës

Selimi: Opozita gjithmonë do t’i mbështes institucionet për mbrojtjen e territorit të Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se Institucionet e Kosovës çdo herë do ta kenë mbështetjen e Opozitës kur bëhet fjalë rrezikimi i territorit të Kosovës. 

Veç tjerash Selimi ka thënë se nuk ka rëndësi se kush e dha urdhërin për kthimin e trenit në Rashkë, sipas tij nëse Qeveria do ta tregojë veten le ta ndalojnë qarkullimin e trenit në Kralevë.


”Ne jemi në dijeni se çdo ditë futet një tren në Kosovë që vjen nga Kraleva. Nëse urdhrat e herë Kryeministrit, apo Presidentit, që kanë dhënë për të kthyer atë tren, atëherë duhet ta kthejnë edhe atë nga Kraleva”, tha  Selimi në debatin televiziv në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Selimi tha se “Policia dhe Institucionet e Kosovës do ta kenë mbështetjen e Opozitës, por gjithmonë për mbrojtjen e territorit të Kosovës. Por ajo çfarë ndodhi me trenin është një lojë e situatës politike në Kosovë. Kam drojë që ky skenar nuk e pati episodin e fundit kur treni u kthye nga Rashka”, tha Selimi.

”Jemi mësuar në këto situata me dëgjuar edhe këngë pas këtyre ngjarjeve. Edhe sikur të ndodh çdo ditë ajo që ka ndodh të shtunën, Policia e Kosovës e ka për detyrë ta mbrojë vendin”.

”Nëse ne do të bënim kështu në lidhje me çështjen se kush e dha urdhërin apo kush e ndaloi hyrjen e trenit, ne do duhej ta shpallnim hero edhe Drejtorin e KEK-ut kur në raste të caktuara ndalon energjia elektrike dhe pastaj vie. Kjo është punë përditshme që secili duhet ta kryej detyrën e tij”.

Sipas Selimit, ky nuk ishte episodi i fundit i këtij skenari. “Qeveria e Kosovës nuk do duhej të ishte pjesë e këtyre lojërave”.

”Nuk do doja të përgjigjem për urdhërin e ndaljes së trenit sepse ky tren u ndal në Rashkë jo në zonën apo kufijtë e Kosovës. Kush do ta ndalonte sikur të futej brenda. Policia po t’i jipet urdhri çfarë do të bënte, por ai u ndal në Rashkë. Nëse duan që këta të tregojnë shtetin atëherë le të japin urdhra e të ndalin trenin që vjen nga Kraleva”.

Selimi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë poashtu se sovraniteti i vendit është në rrezik, kjo pikërisht pas çështjes së tentim futjes së një treni në territorin e Kosovës.

Sipas tij problemi tek treni qëndron se do të futej ilegalisht në Kosovë dhe jo afishet të cilat i trajtonin çdo ditë

”Nuk pajtohem me kolegun kur tha se Sovraniteti i vendit nuk është në rrezik. Sovraniteti është në rrezik edhe tërësia territoriale është në rrezik.  Së paku me këtë të fundit ne duhet të mbushemi mend se ne jemi në rrezik nga Serbia. Kërcënimet vijnë nga shteti serb jo nga terroristët”.

”Nuk do duhej të ishte gjëja kryesore ikonografia e vendosur në tren apo parullat. Problemi është se treni është futur ilegalisht. Mos të harrojmë se trenat qarkullojnë shtet më shtet. Serbia po ndërhyn dhunshëm në infrastrukturën strategjike të shtetit të Kosovës”, tha deputeti Selimi.

”Ajo çka po ndodh tani në Veri, ajo çfarë është bërë me trenin rus, është mirë që u bë e madhe.  Sidoqoftë Policia e Kosovës ka shkuar për një mjet të dyshuar. Policia e Kosovës ka konstatuar se hekurudha është e përdorshme. Secili polic ka qenë i gatshëm të vdes nëse do ndodhte diçka”.

”Ky është kërcënim i Serbisë, nëse policia e Kosovës shpreh gatishmëri për ta mbrojtur shtetin dhe Serbia lëshon deklarata të tilla është kërcënim i Serbisë”, ka përfunduar Selimi, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori