LAJMI I FUNDIT:

Selimi i kundërpërgjigjet këshilltarit të presidentes: Keni tendencë për ta politizuar drejtësinë

Selimi i kundërpërgjigjet këshilltarit të presidentes: Keni tendencë për ta politizuar drejtësinë
Foto: Arkiv

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi i ka reaguar këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani, pasi ky i fundit në një reagim hodhi akuza ndaj Selimit për neglizhencë dhe mungesë të veprimeve, gjatë kohës sa Selimi ishte ministër i Drejtësisë.

Përmes Twitterit, Selimi tha se nuk i frikësohet prokurorëve dhe gjykatësve, me gjithë tendencën e Muratit për ta politizuar drejtësinë.


“Murati duhet ta informojë më mirë presidenten”, pasi që sipas tij, Prokuroria dhe Gjykatat janë heronj e jo marioneta për t’i kontrolluar.

Këshilltari i presidentes më herët ka deklaruar se frikë nga Vettingu kanë ata që i frikësohen prokurorëve dhe gjykatësve që veprojnë me duart e lira.

“Nga raportet e  Komisionit Evropian të cilat ndër vite e patën “kapjen e shtetit” si kryefjalë e deri tek raportet ku si shqetësim evidentohet nevoja për veting ose jo, ka progres e sukses të madh. Po që se shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, në kohën kur ishte ministër i Drejtësisë apo edhe kolegu i tij nga AAK-ja, po ashtu ish-ministër i Drejtësisë, do të ishin angazhuar për shfrytëzim të vërtetë të mekanizmave eksiztues për luftimin e krimit e korrupsionit, kjo dilemë do ishte shuar me kohë.Për mungesë të veprimeve të tyre, e për më tepër, duke lejuar dobësimin e këtyre institucioneve përmes korrupsionit dhe intervenimeve politike, vetingu pastaj bëhet i domosdoshëm”, u shpreh Murati.

Tutje theksoi se shefi i Grupit Parlamentar dhe ish-ministri i Drejtësisë, veprimin e tyre opozitarë po e ndërtojnë mbi të pavërteta.

“Shefi i Grupit Parlamentar dhe ish-ministri i Drejtësisë, veprimin e tyre opozitarë po e ndërtojnë mbi të pavërteta. Siç e dëshmojnë të gjeturat e Raportit për Kosovën këtë vit se sistemi i drejtësisë përballet me mungesë integriteti dhe efikasiteti. Për rrjedhojë, kemi mungesë të rezultateve të duhura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sidomos për rastet që janë pre e ndikimeve politike. Kjo situatë është e papranueshme dhe për këtë qytetarët i kanë dhënë mandat të qartë Presidentes Osmani dhe institucioneve të reja të Kosovës që t’i nderrmarrin hapat e duhur në promovimin e integritetit, profesionalizmit dhe ligjshmërisë”, ka thënë Murati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori