LAJMI I FUNDIT:

Selimi flet për Kosovën properëndimore: Jemi vendi i vetëm në Ballkan, që lejojmë martesat e homoseksualëve

Selimi flet për Kosovën properëndimore: Jemi vendi i vetëm në Ballkan, që lejojmë martesat e homoseksualëve

Petrit Selimi, në rolin e ministrit të Jashtëm, ka vazhduar aktivitetet e tij nëpër botë.

Ai po qëndron aktualisht në Londër ku ka mbajtur një ligjëratë në London School of Economis. Aty ka folur për natyrën evropiane e perëndimore të Kosovës, duke thënë se vendi ynë qëndron më së miri në rajon.


“Nuk ka asnjë rrezik në Kosovë. Është vendi më properëndimor në Ballkan. I vetmi vend ku lejohen martesat e homoseksualëve”, ka thënë Selimi në fjalën e tij, raporton KTV.

Ai ka pohuar se nuk ka asnjë rrezik nga xhihadizmi në Kosovë.

“Xhihad në Kosovë? Nëse vini në Kosovë, do ta shihni se ne jemi shumë të mirë për makiato dhe mojitos”, ka thënë Selimi.