LAJMI I FUNDIT:

Selim Selimi komenton dorëheqjen e Daut Haradinajt: Vendosi një standard të ri në përfaqësim

Selim Selimi komenton dorëheqjen e Daut Haradinajt: Vendosi një standard të ri në përfaqësim

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka vlerësuar lartë aktin e Daut Haradinajt që t’ia lëshojë vendin në Parlament, mjekut Shemsedin Dreshaj.

“E vlerësoj lartë aktin e dorëheqjes së mikut tim, Daut Haradinaj nga mandati i deputetit në Kuvendin e Kosovës, me qëllim që t’i përkushtohet punës në parti në prag të zgjedhjeve lokale”.


Selimi thotë se Dauti ka vendosur një standard të ri në përfaqësim, duke i lënë vendin një mjeku në kohë pandemie.

“Dauti ka vendos një standard të ri në përfaqësim, duke i lënë mandatin një mjeku të shquar si Shemsedin Dreshaj, në kohë pandemie”.

Ministri në detyrë i Drejtësisë thotë se Dreshaj d të përfaqësojë më së mirë në Kuvend mantelbardhët.

“Duke e uruar për mandatin Dr. Dreshajn, jam i bindur se ai do të jetë përfaqësues i fuqishëm i mantelbardhëve në Kuvendin e Kosovës. Tempullit të demokracisë do t’i mungojë zëri më i fuqishëm dhe i artikuluar, Daut Haradinaj”, ka shkruar më tej Selimi./Telegrafi/