Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Gjeneral Selim Krasniqi, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi, i cili përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se sot është ftuar nga hetuesit e Dhomave të Specializuara, transmeton Telegrafi.

Krasniqi ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare.

“Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare. Jam shumë krenar që isha pjesë aktive që nga fillimi, duke derdhur gjak e djersë e duke mos kursyer as jetën për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Gjykata Speciale ke shpeshtuar ftesat për ish-pjesëtarët e UÇK-së.  Së fundmi, Specialja ka ftuar edhe kryetarin PDK-së, Kadri Veselin, i cili do të intervistohet më 4 dhjetor./Telegrafi/