Selena Gomez shkëlqeu në premierën e "Wizards Beyond Waverly Place" të hënën mbrëma, duke tërhequr vëmendjen me një fustan të kuq.

Ajo, e njohur për rolin e saj si Alex Russo në serinë origjinale, u shfaq në teatrin ikonik "El Capitan" me një stil të mahnitshëm.


Fustani i saj kishte një të çarë deri në kofshë, duke treguar këmbët e saj të tonifikuara, dhe Selena dukej e sigurt dhe e lumtur ndërsa buzëqeshte për kamerat, shkruan DailyMail.

selena 8

Ajo e mbajti grimin minimal dhe e përfundoi pamjen me taka rubini që i përshtateshin përfekt.

Selena ishte e emocionuar për t'u ribashkuar me aktorët, si David Henrie dhe Janice LeAnn Brown.

selena 2 2

David shprehu entuziazmin për ribashkimin dhe theksoi se ky projekt do të sjellë nostalgji për fansat.

Ai gjithashtu lavdëroi Selenën, duke thënë se ajo është bërë edhe më e shkëlqyer gjatë viteve dhe se skenat e reja do t'i prekin shumë. /Telegrafi/

selena 6 3

selena 34

selena 67 2

selena 3455