LAJMI I FUNDIT:

Sela: Në gjykata s’ka rëndësi vepra që ke bërë, por emri dhe mbiemri që mban dhe gjuha që flet

Sela: Në gjykata s’ka rëndësi vepra që ke bërë, por emri dhe mbiemri që mban dhe gjuha që flet

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar ngjarjet e fundit në vend.

Ai ka shkruar për vendimin e sotëm të Gjykatës Penale, e cila dënoi dy të rinj shqiptar me nga 19 vjet burg për rastin e vdekjes së të riut maqedonase Nikolla Sazdovski.


Të akuzuarit për vrasjen e Sazdovskit dënohen me nga 19 vjet burg
Lexo po ashtu Të akuzuarit për vrasjen e Sazdovskit dënohen me nga 19 vjet burg

Sela thotë se në Gjykatat e Maqedonisë nuk ka rëndësi vepra që ke bërë, por emri dhe mbiemri që e mban, si dhe gjuha që flet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kush kënd do ta përkrah? Kush me cilin bën tregti e pazar? Me Stevon a me Gordanën? Po kush është me hallet e shqiptarit të zakonshëm?! Po, po sot para hundës tuaj vrasja aksidentale u dënua si vrasje mizore. Tridhjetë e tetë vite burg! Dje vrasja mizore e Almirit u trajtua si aksident trafiku dhe liri për vrasësin. Filantropi dënohet për terrorizëm e terroristi amnestohet. Në gjykata ska rëndësi vepra që ke bërë, por emri dhe mbiemri që mban dhe gjuha që flet. Skllevërit duhet dënuar që “qytetarët” të jenë të kënaqur. P.S. Nuk ka denim që kompenzon humbjen e një jete. Çdoherë ngushllimi duhet të jetë te e drejta dhe jo te harbutria“, (sic) ka shkruar Sela./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori