LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen 42 kilogram drogë në një makinë në Strugë

Sekuestrohen 42 kilogram drogë në një makinë në Strugë

Rreth 42 kilogram substancë e gjelbërt janë gjetur mbrëmë në një makinë, pas një aksioni të koordinuar të policisë nga Struga dhe Ohri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, aksioni është realizuar mbrëmë rreth orës 22 në afërsi të një hoteli në rrugën “Dimçe Kovaçeski” në Strugë.


Inspektorë të policisë së bashku me zyrtarë të policisë në Strugë, kanë ndaluar makinën “Mini Cooper” e drejtuar nga F.I (31) nga fshati Kalishtë. Pas kontrolit në makinë janë gjetur pesë qese me substanca të gjelbërta.

Është kryer kontrollë edhe në shtëpinë e F.I në fshatin Kalishtë të Strugës, ku gjithashtu janë gjetur dy qese të zeza me lëndër narkotike.

Substancat e gjetura janë dërguar për kontrollë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup, dhe pastaj do të ngrihet padi përkatëse për personin./Telegrafi