LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen 4 mina me telekomandë në Vlorë, publikohen pamje nga arrestimi i 51-vjeçarit

Sekuestrohen 4 mina me telekomandë në Vlorë, publikohen pamje nga arrestimi i 51-vjeçarit

Policia në Vlorë ka bërë të ditur se ka arritur të parandalojë një ngjarje të rëndë kriminale pasi ka sekuestruar 4 mina me telekomandë, me eksploziv C4, të programuara për shpërthim në distancë.

Për këtë rast, është vënë në pranga një 51-vjeçar nga Lezha, i cili i kishte fshehur 4 minat, me eksploziv C4, në kroskotin e automjetit që drejtonte.


Më herët, Policia e Vlorës sekuestroi 5 mina të tjera gjatë operacioneve “Knock Out” dhe “Knock Out 2”, ndërsa u vunë në pranga 4 shtetasit që transportonin këto mina me eksploziv C4. /Telegrafi/