Lëngjet, aromat, madje dhe zhurmat e bëjnë seksin diçka të neveritshme, por pse shumica e njerëzve kënaqen prej tij?
Dilema midis nevojës për t’u riprodhuar dhe dëshirës për të shmangur gjithë këtë “neveri” përbën një sfidë interesante të evolucionit dhe ka rezultuar në një marrëdhënie komplekse midis eksitimit dhe neverisë.
Neveria është konsideruar një emocion universal që nga Darvini, deri më sot. Shprehjet e fytyrës të lidhura me të njihen në të gjithë botën. Bazuar në qëndrueshmërinë e shfaqjes në fytyrë të këtij emocioni, teoritë e hershme mbi neverinë e lidhnin atë me refuzimin oral të substancave helmuese. Ajo lidhet me përzierjen dhe të vjellët. Nga ana tjetër, ne përjetojmë neveri, si reagim të sjelljes imorale seksuale, por edhe ndaj eksperiencave të të prekurit (si p.sh., kur biem në kontakt me urinë qeni).
Ndërsa disa teori bashkëkohore ofrojnë një perspektivë evolucionare. Nga kjo perspektivë, emocionet tona janë motivues për sjelljen, që ka shumë gjasa, të kenë evoluar në përgjigje të problemeve të përshtatjes. Bazuar në këtë pikëpamje, neveria konsiderohet të ketë një numër përbërësish seksualë dhe patogjenikë.
Neveria nga patogjenët shërben si një sistem imunitar mbrojtës, i cili e motivon organizmin të shmangë kontaktin me agjentë potencialë që shkaktojnë sëmundje. Edhe raporti seksual, edhe pse i nevojshëm dhe kënaqësindjellës, përmban një risk të madh të ekspozimit ndaj patogjenëve potencialë (infeksionet).
Tundimi për të bërë seks me partnerë që na rrezikojnë mund të pakësohet nga neveria. Sipas disa autorëve, neveria seksuale mund të ketë evoluar për të na motivuar ne të shmangim sjelljet e kushtueshme seksuale, si investimi i kohës, përpjekjeve dhe burimeve karshi partnerëve “të varfër” (p.sh.., gjenetikisht, ose socialisht). Sa më e pakët neveria nga seksi, aq më të prirur do të jemi të përfshihemi në raporte seksuale të shkurtra dhe me risk. Dhe për femrat (sërish nga një pikëpamje evolucionare), ky risk është më i madh.
Duket sikur jemi gjithë kohës të kërcënuar nga risku i marrjes së sëmundjeve të tmerrshme, ose e lindjes së fëmijëve të tmerrshëm, nga dikush me të cilin jemi takuar, shkruan Shekulli. Por, pse nuk përjetojmë neveri me disa njerëz dhe si ia dalim të bëjmë seks me ta? Ka shumë gjëra që ndikojnë në tërheqjen ndaj dikujt, por tërheqja fizike (fytyra, forma trupore, simetria) janë gjetur si të lidhura me shëndetin dhe rezistencën ndaj sëmundjes. Kur gjejmë një person që i plotëson këto karakteristika, “vendosim që të bëjmë një fëmijë me të”.
Një studim nga Universiteti Groningen gjeti se nxitja seksuale rezultonte në një ulje të neverisë, kur dikush përgatitej për seks. U gjet se, grupi i femrave që u vendosën të shihnin video seksi dhe të bënin një punë të neveritshme (si të pinin nga një filxhan me një insekt në të), kishte më tepër prirje ta kryente “detyrën e neveritshme” sesa grupet e tjera. Studimi konfirmon se kur vjen puna për të zgjedhur midis të dyjave, ne zgjedhim seksin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të vendosni folie alumini në dorezat e dyerve sa herë që largoheni nga banesa?
Ata janë më të zgjuarit - gjenitë e vërtetë lindin në këtë shenjë të zodiakut
Të jetosh vetëm për herë të parë? Këtu janë 10 këshilla të dobishme
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja
Disa mënyra për t’i mbajtur milingonat dhe insektet tjera larg shtëpisë
Pse është e vështirë të rigjesh miqtë e vjetër
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi