LAJMI I FUNDIT:

SEKSI dhe SUKSESI: A mundet seksi i shpeshtë t’ju bëjë më të suksesshëm?

SEKSI dhe SUKSESI: A mundet seksi i shpeshtë t’ju bëjë më të suksesshëm?

Disa meshkuj i kanë të gjitha: karrierë të suksesshme, grua të mençur e të bukur, familje të shëndosh dhe para. Si i arrijnë këto?

A janë më të bekuar dhe më me fat se të tjerët, apo në “jetët e kaluara” kanë bërë gjëra jashtëzakonisht të mira? Sipas një studimi të kryer nga Labor & Independent Economic Research, Gjermani, suksesi i një mashkulli më të jetë direkt i lidhur me jetën e tij seksuale. Vetëm imagjinojeni këtë, transmeton Telegrafi.

Përgjatë viteve, qindra studime rreth seksit dhe suksesit janë kryer për ta ndërlidhur aktivitetin seksual me lumturinë, jetëgjatësinë dhe mirëqenien mendore. Sidoqoftë, ky studim është i pari i llojit të vet, dhe rezultatet janë mbresëlënëse. Studimi ka marrë informatat dhe të dhënat e rreth 7,500 individëve të moshës 26 deri 50 vjet, pavarësisht jetës së tyre seksuale dhe qëndrimeve ekonomike.

MFC_Sex-Make-You-More-Successful-524

Faktor tjetër i rëndësishëm që vlen të ceket është se në këtë studim janë përfshirë persona të të gjitha llojeve të orientimeve seksuale.

Sipas hulumtuesve, individët që bëjnë seks katër herë apo më shumë gjatë një jave fitojnë 5 për qind më shumë sesa të tjerët. Personat që shumë rrallë bëjnë seks fitojnë 3.2 për qind më pak sesa punëtorët tjerë që bëjnë seks rregullisht.

Pra, sipas hulumtuesve, seksi i shpeshtë mund të ketë ndikim të madh në të ardhurat financiare.

Kjo mund të shpjegohet se mungesa e aktivitetit seksual shpin tek vetmia, depresioni dhe izolimi social, ndërsa individët që bëjnë seks rregullisht dalin më shpesh, janë më sharmant dhe më të motivuar në përgjithësi.

Grupin e dytë e karakterizon edhe pasioni dhe dëshira për të punuar. Pra, kur një grua apo një burrë është i lumtur me jetën seksuale, ai ka tendencë të jetë më i lumtur me jetën sekulare që shpin te ngritjet në detyrë të punës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori