LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg: Ne do të largohemi nga Afganistani së bashku me Shtetet e Bashkuara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg: Ne do të largohemi nga Afganistani së bashku me Shtetet e Bashkuara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përsëriti vendimin e Aleancës për të tërhequr forcat nga Afganistani së bashku me Shtetet e Bashkuara, pas vendimit të Donald Trumpit për të tërhequr trupat deri në Krishtlindje.

“Së bashku kemi vendosur të shkojmë në Afganistan. Së bashku do t’i afrohemi rregullimit të forcave dhe së bashku do të largohemi nga vendi”, tha Stoltenberg, sot në një konferencë shtypi me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.


Misioni i NATO-s në Afganistan përfshin 12 mijë trupa nga 38 vende, përfshirë 8,600 trupa amerikane, transmeton Telegrafi.

Shtetet e Bashkuara kanë forca të tjera të vendosura në atë vend. Njoftimet e presidentit amerikan do të diskutohen në një takim të ministrave të mbrojtjes të aleancës më 22 tetor.

Vendet aleate evropiane kanë qenë vazhdimisht të pakënaqura me njoftimet rreth kësaj çështje dhe Pentagoni ka theksuar vazhdimisht se asnjë vendim nuk do të merret në mënyrë të njëanshme.

Në mes të garës zgjedhore, Trumpi tha se dëshironte të tërhiqte të gjitha trupat amerikane nga Afganistani deri në Krishtlindje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Evropa
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Amerika
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori