LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i OKB-së kërkon zbatim të menjëhershëm të vendimit për Sirinë

Sekretari i OKB-së kërkon zbatim të menjëhershëm të vendimit për Sirinë
(161005) -- UNITED NATIONS, Oct. 5, 2016 (Xinhua) -- File photo taken on April 12, 2016 shows Antonio Guterres of Portugal at the United Nations headquarters in New York, the United States. Former Portuguese prime minister and former head of the UN refugee agency, Antonio Guterres, was unanimously selected Wednesday by the UN Security Council as the next UN secretary-general, succeeding UN chief Ban Ki-moon on Jan. 1, 2017, Russian UN Ambassador Vitaly Churkin, who is the council president for October, announced here. (Xinhua/Li Muzi)

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres bëri thirrje që menjëherë të hyjë në fuqi vendimi i KS të OKB-së për armëpushim humanitar në Siri.

Në një deklaratë nga Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, thuhet se Guterres ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila kërkon të paktën 30 ditë armëpushim humanitar në gjithë Sirinë.


Guterres bëri thirrje për ‘zbatim të menjëhershëm’ të vendimit për armëpushim humanitar të KS të OKB-së për dërgimin e ndihmave humanitare dhe për evakuimin e të plagosurve dhe të sëmurëve të rëndë.

Duke u bërë thirrje të gjitha palëve për respektim të të drejtës ndërkombëtare, civilëve dhe infrastrukturës civile, Guterres tha se në luftën kundër terrorizmit nuk duhet të injorohen këto përgjegjësi, shkruan AA.

Me projekt-rezolutën e miratuar nga KS-OKB-ja me një votim unanim u vendos për të paktën një muaj armëpushim humanitar për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri dhe veçanërisht për evakuimin e njerëzve të sëmurë dhe të plagosur rëndë në Gutën Lindore e cila gjendet nën rrethimin e regjimit.

Sulmet ajrore në Goutan Lindore vrasin 500 civilë
Lexo po ashtu Sulmet ajrore në Goutan Lindore vrasin 500 civilë

Në vendim kërkohet dërgimi në mënyrë të ‘sigurtë, pa pengesë dhe të vazhdueshme’ i ndihmave humanitare në të gjithë Sirinë dhe ndalimin për të paktën 30 ditë të konflikteve ‘pa vonesë’ nga të gjitha palët për evakuimin e ‘të sëmurëve dhe të plagosurve rëndë’.

Ndër të tjera në vendim është kërkuar gjithashtu heqja e rrethimit në Gutën Lindore ku situata humanitare është ‘alarmante’, përfshirë edhe rajonet Jarmuk, Fua dhe Kefraja.

Sipas vendimit do të vazhdojnë operacionet ushtarake ndaj DEASH-it, Al-Kaedës, Frontit Nusra dhe grupeve tjera terroriste të përcaktuara nga KS-OKB-ja.

Nga të gjitha palët në Siri kërkohet që t’i ndalojnë të gjitha aktivitetet ushtarake ‘pa u vonuar’, mirëpo ende nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi armëpushimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori