LAJMI I FUNDIT:

Sulmet ajrore në Goutan Lindore vrasin 500 civilë

Sulmet ajrore në Goutan Lindore vrasin 500 civilë

Forcat qeveritare siriane kanë vrarë më shumë se 500 civilë brenda një jave të bombardimeve intensive pranë Damaskut, thonë aktivistët e Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, shkruan Telegrafi.

Sipas Observatorit sirian, viktimat në Goutan Lindore përfshijnë 121 fëmijë.


Forcat qeveritare siriane të mbështetura nga Rusia kanë goditur zonën që nga e diela e kaluar.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po përpiqet të bie dakord për një zgjidhje të armëpushimit, mirëpo votimi është vonuar disa herë që nga e enjtja, ku mbrëmë është miratuar një rezolutë që mundëson armëpushim njëmujor

Të shtunën, Observatori sirian tha se 29 civilë u vranë, përfshirë 17 në qytetin kryesor të Doumas, duke e çuar totalin në mbi 500 të vrarë brenda një jave.

Që prej së dielës së kaluar trupat e regjimit të Bashar Al Assad, të mbështetura nga forcat ruse, po mësyjnë ashpër zonën ku janë të bllokuar rreth 393 mijë civilë.

Mbi ta po hidhen edhe bomba fuçi.

Sipas aktivistëve, shumë spitale kanë dalë jashtë funksionit.

Qeveria siriane mohon shënjestrimin e civilëve, duke këmbëngulur se po përpiqet të çlirojë Goutan Lindore nga terroristët.

Gjendja e vështirë e civilëve në zonë ka alarmuar liderët botërore.

Kushtet atje janë përshkruar si ‘ferri në tokë’ nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Afrika
Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë

Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë

Evropa
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Evropa
Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen

Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen

Evropa
Kalo në kategori