Ministria e Integrimeve Evropiane ka mohuar kategorikisht pretendimet e Shoqërisë Civile se kjo ministri përmes pesë konkurseve publike të hapura po tenton punësime mbi baza partiake dhe po bënë shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare. Po ashtu, shoqëria civile ka kërkuar anulimin e këtyre konkurseve publike për tu dhënë mundësi për punësim bursistëve nga Skema e Profesionistëve të Rinj, projekt ky i financuar nga Komisionit Evropian dhe Qeveria e Kosovës.
E lidhur me këtë çështje, sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Integrimeve Evropian, Kushtrim Cukaj në një intervistë për KosovaPress deklaron se kjo ministri nuk ka bërë asnjë shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat mund t’i dëmtojnë të rinjtë e Kosovës.
Madje sipas tij, ministria e Integrimeve Evropiane mbetet e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Ministria e Integrimit Evropian në asnjë moment dhe në asnjë formë nuk ka ndërmarr veprime të tilla në kundërshtim me asnjë marrëveshje ndërkombëtare as për ta dëmtuar përkundrazi e shtynë përpara, promovohet të realizohet ashtu siç edhe i takon me vendimet përkatëse që i ka të Qeverisë së Kosovës për këtë proces, po ashtu edhe marrëveshjen ndërkombëtare”, shprehet Cukaj.
Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Integrimeve Evropian, i ka hedhur poshtë akuzat e shoqërisë civile për punësime mbi baza partiake duke thënë se ministria e Integrimeve Evropiane nuk ka ndikim mbi punësimet që ndodhin brenda Shërbimit Civile të Kosovës.
Ai madje pretendimet e shoqërisë civile karshi hapjes së konkurseve publike në ministrinë e Integrimeve Evropiane i ka quajtur tendencioze.
“Kabineti i ministres dhe ministrja nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie , apo asnjë lloj angazhimi sa i përket punësimeve që ndodhin në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës në kuadër të ministrisë për Integrime Evropiane , çështja e punësimeve është e rregulluar me legjislacionin në fuqi , këtu nuk ka ndërhyrje fare politike. Një element tjetër shtesë që mund ta ndihmoj që kjo të mohohet është se konkursi që flasim neve është ende në procedurë dhe ende nuk është punësuar asnjë njeri….Në asnjë formë, në asnjë moment as nuk ka ndikime politike,as nuk ka kërkesa politike , as nuk ka përgjigje të tilla të gjitha unë në mënyrë absolute në emër të ministrisë së MIE si sekretar i përgjithshëm i mohoj dhe i konsideroj vetëm tendencioze”, thotë ai.
Duke folur rreth programit të Skemës së Profesionistëve të Rinj që mbështetet nga Komisioni Evropian, Cukaj tha se objektiv i tyre mbetet që brenda vitit 2019 të punësojnë 11 përfitues të bursave YCS.
“Ministria e Integrimit Evropian së bashku me Qeverinë e Kosovës e lehtëson, e përkrahë dhe mbështet dhe e koordinon tërë këtë proces, kjo është edhe përgjegjësia primare në lidhje me çështjen projektit Skema e Profesionistëve të Rinj, apo Young Cell Scheme (YCS)… Vetë fakti që punësimi i përfituesve i kësaj skeme, përkatësisht bursistëve ndër vite në ministrinë e Integrimit Evropian ka njohur vetëm rritje, e sidomos në tri vitet e fundit, që nga viti 2017 i kemi pasur 3 bursistë të punësuar, në vitin 2018 pesë, kurse këtë vit MIE ka marr si objektiv edhe si angazhim që të punësoj 11 bursist nga kjo skemë si asnjëherë më parë“, thotë Cukaj.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Integrimeve Evropiane këtë javë ka nisur intervistimi i katër prej bursistëve nga programi i Skemës së Profesionistëve të Rinj, ku brenda një periudhë të shkurt kohore do të ndodhë edhe punësimi i tyre.
“Këtë javë kemi filluar t’i kontaktojmë, t’i intervistojmë dhe t’i përgatisim për procedurat përkatëse që parashihen në rastin e punësimit të këtyre bursistëve, sepse me marrëveshjet që kemi, me dokumentacionin përkatës me vendimet përkatëse mënyra e punësimit të këtyre përfituesve është më e veçantë sesa në rastet kur ndodh një punësim i rregullt në bazë të Ligjin mbi Shërbimin Civil të Kosovës , edhe ky është punësim i rregullt, por që ka një procedurë tjetër sepse punësimi ndodh drejtpërsëdrejti, pa procedura që u nënshtrohen konkurrimit përmes konkurseve të hapura… Për një periudhë të shkurtër kohore fillimisht do të punësohen katër pastaj në periudhën tjetër kohore do të punësohen edhe këta 7 të tjerë që janë planifikuar“, shprehet sekretari i Përgjithshëm.
Sipas tij, të gjithë bursistët e Skemës së Profesionistëve të Rinj për vitin 2018 janë punësuar.
Kujtojmë që disa organizata të shoqërisë civile, mbështesin fuqimisht kërkesat e shërbimit civil të MIE-së dhe kërkojnë nga, siç shprehen ata, ministrja në dorëheqje Dhurata Hoxha, anulimin e menjëhershëm të konkurseve publike në MIE, punësimin e bursistëve nga bursa YCS, si dhe anulimin e menjëhershëm të çfarëdo mase të kundërligjshme ndaj shërbimit civil të MIE-së.
Sipas këtyre organizatave, veprimet e Ministrisë së Integrimit Evropian përkitazi me pesë (5) konkurse publike përbëjnë: shkelje të një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës; shkelje të akteve sekondare të Qeverisë; rrezikojnë anulimin e bursave të parapara për vitet në vijim që do financojnë shkollimin jashtë vendit të qindra të rinjve kosovarë, si dhe rrezikojnë pezullimin e asistencës së BE-së në vlerë prej 45.5 milionë euro./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi