LAJMI I FUNDIT:

Sekretari Amerikan i Shtetit uron besimtarët në Kosovë për Kurban Bajram

Sekretari Amerikan i Shtetit uron besimtarët në Kosovë për Kurban Bajram

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson, ka uruar kryeministrin Isa Mustafa dhe të gjithë myslimanët me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Duke theksuar rëndësinë e kësaj feste për myslimanët në gjithë botën, sekretari Tillerson ka thënë se shumëllojshmëria e kulturave dhe shteteve të përfaqësuara në Haxhin vjetor, shërben si përkujtues i shoqërive vibrante civile, të cilat qëndrojnë së bashku në lutje, duke çmuar reflektimin shpirtëror, shërbimin, duke ndihmuar ata me më pak fat dhe duke ngritur themelet e respektit të ndërsjellët që i tejkalon kufijtë.


Në urimin e sekretarit amerikan, Rex W. Tillerson thuhet:

I nderuar, z. Kryeministër,

Ju lutem pranoni urimet e mia më të mira për myslimanët e gjithë botës, në festën e tyre të Kurban Bajramit, si dhe urimet e mia për ata të cilët kthehen në shtëpi, duke shënuar përfundimin e pelegrinazhit të Haxhit.

Është moment domethënës të shohësh afër tre milionë myslimanë, përfshirë mijëra myslimanë amerikanë, të mbledhur në Mekë për të kryer obligimin e shtyllës së pestë të Islamit. Shumëllojshmëria e kulturave dhe shteteve të përfaqësuara në Haxhin vjetor, shërben si përkujtues i shoqërive vibrante civile, të cilat qëndrojnë së bashku në lutje, duke çmuar reflektimin shpirtëror, shërbimin, duke ndihmuar ata me më pak fat dhe duke ngritur themelet e respektit të ndërsjellët që i tejkalon kufijtë.

Në emër të Departamentit të Shtetit, ju dërgoj përshëndetjet e mia të ngrohta për një festë të lumtur.
Urime festën e Bajramit.

Me respekt,
Rex W. Tillerson

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Armë

Armë "Made in Albania" brenda vitit 2030, deputeti zbulon çfarë do të prodhojë Shqipëria

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Kronika e Zezë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Kalo në kategori