LAJMI I FUNDIT:

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Austin: Kina po kryen një aktivitet ushtarak destabilizues pranë Tajvanit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Austin: Kina po kryen një aktivitet ushtarak destabilizues pranë Tajvanit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin deklaroi se Kina po kryen një aktivitet ushtarak “provokues dhe destabilizues” pranë Tajvanit.

“Ne e shohim Pekinin duke marrë një qëndrim gjithnjë e më agresiv”, tha Lloyd në Singapor gjatë forumit të sigurisë Shangri-Dialogue, raporton cnn.


Ai tha se “mund të shihet një rritje e vazhdueshme e aktiviteteve ushtarake provokuese dhe destabilizuese pranë Tajvanit”.

Kina thotë se 'nuk do të hezitojë të fillojë luftën' nëse Tajvani shpall pavarësinë
Lexo po ashtu Kina thotë se 'nuk do të hezitojë të fillojë luftën' nëse Tajvani shpall pavarësinë

Kina njoftoi të premten se nuk do të hezitonte të fillonte një luftë nëse Tajvani shpall pavarësinë.

“Nëse dikush guxon të ndajë Tajvanin nga Kina, ushtria kineze nuk do të hezitojë për asnjë moment që të fillojë një luftë, pavarësisht nga kostoja”, tha ministri kinez i Mbrojtjes, Wei Fenghe gjatë një takimi me Austinin.

Tajvani u shkëput nga Kina gjatë luftës civile të vitit 1949 dhe Pekini po kërcënon të përdorë forcën për të aneksuar ishullin.

Në paketën e fundit të armëve, të vlerësuara në 120 milionë dollarë, Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën se po shesin pjesë për anijet e Marinës Tajvaneze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori