LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Thaçi po ndihmon përpjekjet armiqësore të Serbisë kundër Kosovës

Sejdiu: Thaçi po ndihmon përpjekjet armiqësore të Serbisë kundër Kosovës

Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, ka thënë se Kosova, duke qenë një shtet i ri, ka treguar në raste të caktuara se mund të ndihmojë vendet e saj mike.

Sejdiu thotë qenit shtet nënkupton edhe trajtimin e shteteve të tjera me reciprocitet. Ai këtë e ka thënë duke folur për një iniciativë të tij dhe disa kolegëve deputetë që të bëhet debat parlamentar për vënien e sanksioneve ekonomike ndaj Serbisë, përfshirë edhe embargo.


Sa i përket qëndrimit të Serbisë, kundër Kosovës, Sejdiu ka fajësuar edhe presidentin e vendit, Hashim Thaçi për shpalosjen e idesë së tij për korrigjim të kufirit me shtetin serb.

“Serbia nuk ka reshtur kurrë me pozicionim e saj armiqësor ndaj Kosovës. Kohët e fundit po shohim intensifikim të lartë të këtyre përpjekjeve, të cilat po ndihmohen edhe nga presidenti i vendit, me hapjen e temave për ndarje të një pjese të Kosovës. Po ndodh që ky intensifikim po na kthen mbrapa. Ka tërheqje të njohjeve, pezullim të njohjeve të reja dhe luftë agresive të Serbisë qoftë në rrafshin ndërkombëtar, qoftë nga brenda”, është shprehur Sejdiunë Info Magazine të Klan Kosova.

Sejdiu ka thënë se taksa e vënë nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe, mund të keqpërdoret nga biznesmenë çka mund të shkaktojë ngritje të çmimeve.

facebook

twitter