LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu i reagon ministrit Latifi: Mjekët po ikin, nuk presin 5-10 vjet

Sejdiu i reagon ministrit Latifi: Mjekët po ikin, nuk presin 5-10 vjet

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi sot tha se mjekësia nuk bëhet brenda natës dhe as nuk pritet të bëhet në dy vjetët e ardhshme, duke theksuar se i duhen 5-10 vjet për të ndryshuar shëndetësinë.

Ndaj një deklarate të tillë, ka reaguar kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), Pleurat Sejdiu, i cili tha se duhet të veprohet menjëherë duke u koncetruar në atë se çfarë duhet të bëhet brenda një viti.

Sejdiu përmendi edhe tri arsyet pse po ikin mjekët nga Kosova.

“Tash e katër vjet kemi bë analiza të gjejmë shakun pse po largohet e ardhmja. Një, kushtet e punës, dy- kushtet e avancimit profesional dhe e treta çdoherë paga. Dhe tash e 4 vjet asgjë nuk është bë”, tha kryetari i OMK-së, për RTV21.

Sejdiu theksoi se ikja e mjekëve është shqetësuese duke bërë të ditur se vetëm sivjet 172 mjekë të rinj dhe 60 mjekë me përvojë mbi 20 vjeçare janë larguar nga Kosova.

“Ndërsa, janë edhe 650 mjekë të papunë. Këta mjekë nuk munden me pritë 5-10 vjet”, tha ai.

Ndryshe, në një konferencë për media pas takimit që pati me euro-deputetin Lukas Mandl, ministri Latifi tha se sistemi i kujdesit shëndetësor ka nevojë për një partneritet solid me institucionet evropiane.

Ai tha se tashmë kanë vizion të qartë sesi do të duket sistemi shëndetësor pas 5-10 vjetët e ardhshme.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është ofruesi kryesor i shërbimeve shëndetësore në vend… Përderisa ka pasur njëfarë progresi për 23 vjet, që nga përfundimi i luftës ende ka nevoja të mëdha të kujdesit shëndetësor të paplotësuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori