Sipas Sejdiut i cili ishte i ftuar në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës ky hap është tejet pozitiv për funksionimin e gjykatave në Veri të vendit ngase deri tash ka funksionuar përveç EULEX.
Por juristi pati edhe vërejtje,në Gjykatën e apelit që është instanca e fundit.

“Është bërë thellimi i ndasisë, si rezultat i marrëveshjes në baza etnike, përcaktimi i saktë i numrit të gjykatësve serb e shqiptar nuk është i duhuri. Duhet të funksionojnë parimet kushtetuese, jo numerikisht të përcaktohet sa serb e sa shqiptar të jenë në Gjykatë. Si p.sh në Gjykatën e apelit tek e cila sipas marrëveshjes aty do të jenë pesë serb e dy shqiptar Gjykatës”, ka deklaruar Sejdiu.
Sejdiu tha se ndonjëherë interpretimet janë larg realitetit.


“Uroj që kjo të mos jetë fitore e Pirros që në luftë fiton por që humb krejt ushtrinë”, ka thënë Sejdiu.

Nga ana tjetër Këshilltari ligjor i Kryeministrit tha se me këtë marrëveshje pala kosovare ka treguar një qëndrueshmëri pozitive. Dhe se në të ka ruajtur sovranitetit e gjyqësorit.

“E rëndësishme është që Serbia pranoj të funksionojmë me ligje të Republikës së Kosovës,është marrëveshje e merituar,besoj se është ruajtur sovraniteti i gjyqësorit, dhe funksionalizimi i një sistemi unik” ka thënë Berisha.
Sipas Berishës marrëveshja është e zbatueshme, dhe jo e rastësishme.

“Ti po flet si politikan e jo si jurist. Për herë të parë në Kosovë po funksionon sistemi i drejtësisë në Veri, për herë të parë po integrohet. Nëse deri tash nuk kemi guxuar të shkojmë në veri, tash gjykatësit tonë do të shkojnë atje biles edhe do të punojnë, natyrisht me palën serbe”, ka përfunduar Berisha.