LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Isa Mustafën e ndihmuan partitë tjera, kur erdhi në krye të LDK-së (Video)

Sejdiu: Isa Mustafën e ndihmuan partitë tjera, kur erdhi në krye të LDK-së (Video)

Ish- presidenti i Kosovës dhe ish- kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu i është kthyer momenteve kur Isa Mustafa u bë kryetar i partisë.

Sejdiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Isa Mustafa ka bërë aleancë edhe me faktorë tjerë politik jashtë LDK-së deri sa arriti në krye të partisë.


“Ka ndodhur një proces anormal për LDK-në [me rastin e zgjedhjeve të këtij subjekti]. Në zgjedhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së kanë ndikuar edhe partitë tjera. Edhe Lista Rugova ka ndikuar në proces”.

“Nëse Ukë Rugova del dhe lexon tekst që i shkruajnë njerëzit e PDK-së. Zoti Rugova ka dalë me shkrim se “LDK te Qafa [selia e partisë], është LDK e Hashim Thaçit”. Teksti është shkruar njerëzit e PDK-së ose të afërt me PDK-në”, tha më tej Sejdiu.

Ish- kryetari i LDK-së, ka thënë kanë punuar ekipet e përbashkëta në atë kohë për të bërë përmbysjen e tillë në LDK, dhe ardhjen e Isa Mustafës në krye të partisë.

Ish- presidenti i Kosovës ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese se ai ka shkelur kushtetutën duke mbajtur dy poste, ka pasur lidhje me qëndrimet që ai ka pasur për të ardhmen e Kosovës.

“Unë kam kundërshtuar  dhe në zyrën time është ndalë “gjashtë pikshi”. Kam shprehur rezervat e mia për dialogun pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha ndër të tjera Fatmir Sejdiu/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori