LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu e pranon humbjen e PSD-së në zgjedhje, thotë se për çdo sulm që do t’i bëhet partisë së tij do t’i drejtohen organeve të drejtësisë

Sejdiu e pranon humbjen e PSD-së në zgjedhje, thotë se për çdo sulm që do t’i bëhet partisë së tij do t’i drejtohen organeve të drejtësisë

Dardan Sejdiu nga Partia Socialdemokrate ka thënë se lufta që po bëhet kundër PSD-së, është shenjë dobësie.

Ai ka thënë se PSD ka pësuar humbje në zgjedhjet parlamentare, dhe se partia e tij  do të vazhdojë përpjekjet dhe programin e vet, duke shtuar se është e drejtë saj meqë jetojmë në shoqëri të lirë, transmeton Telegrafi.


“Atë që po e vërej nga sulmet e pareshtura të militantëve të LV-së është bindja e tyre se politika është luftë, kurse fitorja është hakmarrje.

Të parën mund ta vazhdojnë, por të dytën s’mund ta bëjnë. Së paku, jo në një shoqëri të lirë dhe demokratike, ku njeriu ka të drejtë të ketë bindje të ndryshme dhe të ndryshojë mendje sa herë që do.

Në anën tjetër, një parti që sot nuk është në Parlament, nuk do të duhej të kishte rëndësi për pushtetin e ri. Ai i fitoi zgjedhjet duke premtuar burg për hajna, mos ndryshim të kufijve dhe rrëzim të PDK-së.

E, këto nuk u zhdukën të hënën në mëngjes. Hajnat janë ende të lirë, për ndryshim të kufijve ende po flitet – kurse PDK vazhdon të jetë në Kuvend.

Ndërkohë, vazhdon lufta dhe linçimet kundër PSD-së, e cila nuk ka vjedhë gjë, nuk përkrahu ndarjen e vendit dhe – nuk është në Kuvend”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook,

Sjediu ka thënë se shpreson se fitorja e VV-së nuk është arritur për ta linçuar PSD-në.

“Shpresoj se fitorja në zgjedhje nuk u arrit për ta linçuar PSD-në. Nëse po, atëherë ne paskemi qenë arsyeja e vërtetë e së keqes në këtë vend – kurse qeverisjet e kaluara paskan qenë vetëm arsyetim elektoral.

N’rregull. Krejt në fund, më duhet ta theksoj një gjë: për çfarëdo ofendimi, sulmi dhe përpjekje për linçim do të detyrohemi, si individë dhe si grup, t’i drejtohemi organeve të drejtësisë. Kërkesat për internim të Kryetarit të Prishtinës meritojnë kallëzim penal.

Së paku këtë mund ta bëjmë, tash pasi prej të hënës e tutje do të kemi drejtësi të çkapur nga kriminelët”, vijon shkrimi i tij.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, koalicioni AAK-PSD, në zgjedhjet e së dielës ka marrë 11.57 për qind të votave./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

Azia
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori