LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Aksioni i Njësisë Speciale në veri, i duhur

Sejdiu: Aksioni i Njësisë Speciale në veri, i duhur

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu ka mbështetur aksionin e ndërmarrë sot nga Policia e Kosovës kundër krimit të organizuar në veri.

Sejdiu ka shkruar se një aksion i tillë është i duhur për shkak se që 20 vite  në veri të Kosovës kontrabanda zhvillohet lirshëm, transmeton Telegrafi.

Çdo gjë që ndodhi në aksionin e Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës (Foto/Video)
Lexo po ashtu Çdo gjë që ndodhi në aksionin e Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës (Foto/Video)

Shkrimi i plotë:

“Çdo aksion kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës sikurse ky i Policisë së Kosovës në komunat veriore të Kosovës, jo që është i duhur, por është i vonuar.

Ka 20 vite që në këtë pjesë të vendit krimi e kontrabanda zhvillohen lirshëm, e madje duke qenë të përfshirë në të edhe zyrtarë policorë e doganierë. Prandaj, e konsideroj këtë ndërhyrje të organeve të shtetit si hap të qëlluar.

Veprimet e këtilla meritojnë mbështetje përtej dallimeve politike e ideologjike që kemi me njëri-tjetrin”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Ndërkohë, operacioni policor i cili po shtrihet në disa rajone të ndryshme, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e disa qytetarëve dhe disa zyrtarëve policorë të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, të cilët kanë qenë të dyshuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori