LAJMI I FUNDIT:

Seferi: Në këmbim të njohjes Serbia pret ndarjen e resurseve energjetike të Ujmanit

Seferi: Në këmbim të njohjes Serbia pret ndarjen e resurseve energjetike të Ujmanit

Emisioni Balkan Talks në Euronews Albania ka pasur të ftuar deputetin shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, si dhe gazetarin nga Kosova që punon në Beograd, Idro Seferi.

“Deri tani Presidenti Vuçiq ka manovruar lirshëm për shkak se BE ka kriza të brendshme dhe integrimi i Serbisë në BE duket i largët dhe qytetarët nuk e shohin si diçka primare. BE nuk ka dëshmuar fuqi politikë për të ushtruar presion ndaj Serbisë dhe duhet të ndërhyjë ShBA, që ta përmbyllin sa më shpejt këtë çështje dhe mos kenë vëmendjen në Ballkan,” – shprehet për Balkan Talks deputeti shqiptar në Serbi.


Ndërkaq, Seferi mendon se Serbia ka përgatitur terrenin që të fitojë diçka nga njohja e Kosovës.

“Nëse BE dhe Washingtoni bëhen kompakt do ketë ndikim më të madh, por Vuçiq është përgatitur për të fituar diçka. Kosova duhet të ofrojë diçka dhe këtë e kanë thënë edhe senatorët amerikanë,” – tregon Idro Seferi.

Nga diskursi politik i Serbisë janë hequr shprehjet që “Kosova është Serbi” dhe Kosova është zemra e Serbisë”, madje Vuçiq ka pasur disa herë deklarime që nuk kontrollon asnjë pëllëmbë të Kosovës që nuk është plotësisht e vërtetë, por që t’ia sqarojë publikut të tij që duhet negociuar me Kosovën në mënyrë që Serbia të fitojë diçka. Serbia pret në zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit që është ndarja e resurseve energjetike të Ujmanit të cilën Serbia vërtetë do të përfitonte diçka”, ka thënë tutje ai.

Një çështje që është lënë shpesh herë pas dorë është Lugina e Preshevës nga politika në Kosovë dhe Shqipëri.

Në këtë fushatë zgjedhore të gjitha partitë në Kosovë kanë bërë premtime për këtë çështje.

“Është e hera e parë që gjitha paritë e përdorin temën e Preshevës dhe mbetet të realizohet gjatë qeverisë stabile, e cila duhet ta shtrojë këtë me Serbinë. Ata e kanë të qartë që është momenti i fundit për të diskutuar këtë çështje dhe se marrëveshja nuk vlen pa shqiptarët e Luginës, Medvegjës dhe Bujanovcit,” – bën thirrje në Balkan Talks deputeti Kamberi.

Të njëjtin mendim ndan dhe gazetari Seferi.

“Mendoj që Lugina është përdorur si mjet për fushata, por ndihma në terren ka munguar. Nëse marrim ndihmat nga Shqipëria e Kosova arrijnë 1 milion euro, ndërsa Serbia jep më shumë për serbët e Kosovës. Çmimin e paguajnë shqiptarët në Luginë për mosmarrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës,” – rrëfen Seferi.

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori