LAJMI I FUNDIT:

Seferi: Kundërkandidatët e Vuçiqit kanë qëndrime edhe më radikale ndaj Kosovës

Seferi: Kundërkandidatët e Vuçiqit kanë qëndrime edhe më radikale ndaj Kosovës

Në #TelegrafiSpace në Twitter është diskutuar për dialogun dhe marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Folës në këtë diskutim është edhe gazetari Idro Seferi, i cili edhe ka komentuar zhvillimet e fundit politike si dhe mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Serbi.


Seferi ka thënë se vendimi për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, i ka penguar vetëm Vuçiqit për shkak të humbjes së votave.

Megjithatë, ai thotë se nuk ka pritur që të ketë tensione pas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

“Nuk kanë pritur që të këtë tensione. Nuk besoj që Serbia e ka idenë që të bëjë një luftë të re në Ballkan, pasi as nuk e ka fuqinë, por që jep atë përshtypje se është e gatshme. Në asnjë moment nuk e pres që të këtë luftë. Zgjedhjet nuk kanë qenë fushatë agresive, fushata ka ndodhur këtë javën e fundit, pasi çdo gjë ka qenë e lidhur me luftën në Ukrainë”, tha ai.

Hajrullahu: Është fat që NATO është në Kosovë, ne nuk mund ta demokratizojmë Serbinë
Lexo po ashtu Hajrullahu: Është fat që NATO është në Kosovë, ne nuk mund ta demokratizojmë Serbinë

Tutje, ai tha se kandidatët që janë në garë për president kanë qëndrime edhe më radikale se Vuçiqi ndaj Kosovës.

“Kandidatët për president kanë qëndrime edhe më radikale se Vuçiqi ndaj Kosovës. Fituesi do të jetë padyshim Vuçiqi, por do të shohim se sa do të ketë opozitë. Dëshira e opozitës ishte ta dërgonte në raundin e dytë presidentin Vuçiq”, pohoi ai.

Diskutimin mund ta ndiqni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori