LAJMI I FUNDIT:

Sebastian Kurz, drejtuesi më i ri e me shumë përvojë i politikës austriake

Sebastian Kurz, drejtuesi më i ri e me shumë përvojë i politikës austriake

Pak e mendonin të qëndronte në sipërfaqe të ujit kur ai hyri në qeveri në moshën 24 vjeç. Shumë i ri dhe pa përvojë, kancelari i ardhshëm austriak dhe lideri më i ri në botë, në moshën 31 vjeç nxit tashmë pritshmëri të mëdha.

“Wunderwuzzi” (fëmijë i talentuar) i politikës austriake, pritet të dekretohet të hënën në krye të një koalicioni qeveritar i formuar nga partia e tij kristian-demokrate (OVP), me forcën politike të ekstremit të djathtë FPO.


“Në radhë të parë duam të përmirësojmë sigurinë në vendin tonë, përfshirë luftën ndaj imigracionit të paligjshëm”, u shpreh sot ai, që dukshëm ashpërsoi linjën e partisë së tij për çështjen emigratore.

Me shumë mundim pas dhjetë vitesh të shënuara si partner i pakicës në koalicionin e së majtës, OVP shtylla e politikës austriake prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, iu ofrua në pranverë këtij djaloshi të ri me fytyrë adoleshenti dhe me një popullaritet të pazakontë.

Me flokë të krehura mbrapa dhe me ton zëri gjithnjë të qetë, Kurz i dha fund menjëherë më pas koalicionit të formuar me social-demokratët e kancelarit, Christian Kern, duke quar vendin në zgjedhjet parlamentare të 15 tetorit ku ai doli fitues.

Për një Austri të begatë, por të pasigurt nga kriza emigratore, lideri i ri, me një komunikim mjeshtërisht të rafinuar, ofroi një fjalim të ashpër për imigracionin të kombinuar me një imazh të modernitetit, duke ia dalë me sukses për të mishëruar rikthimin, ndërsa ishte anëtar i koalicionit të mëparshëm për gjashtë vite.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare, kreu i FPO Heinz-Christian Strache, që pritet të emërohet zëvendëskancelar, e akuzoi për “plagjiaturë” të programit të tij. Por piketat ishin hedhur tashmë për krijimin e një aleance pas zgjedhjeve mes dy politikanëve.

I lindur më 2 gusht 1986 në Vjenë, djali i një inxhinieri dhe i një mësueseje, Sebastian Kurz ka tashmë përpara një karrierë të gjatë politike.

Ish-kreu i organizatës së fuqishme rinore të OVP, ai u emërua sekretar Shteti në moshën 24-vjeçare, madje edhe përpara se të përfundonte fakultetin e Drejtësisë. Që nga viti 2013, u bë ministri më i ri i Punëve të Jashtme të Evropës.

I parë me skepticizëm në fillimet e tij, ai skaliti siluetën e një burri shteti, duke u krahasuar me homologët e mëdhenj ndërkombëtarë, veçanërisht gjatë negociatave bërthamore me Iranin në Vjenë në 2015.

Ai u rendit, në vjeshtën e 2015, në një nga udhëheqësit e parë evropianë që kritikoi politikën emigratore me dyer të hapura të kancelares gjermane, Angela Merkel. Ai përbuzi po aq Turqinë, duke e etiketuar veten si një nga arkitektët kryesorë të mbylljes së korridorit të Ballkanit për emigrantët disa muaj më vonë.

Funksionet e tij politike dhe administrative të avantazhuara, i mundësuan gjithashtu shmangien e detyrës së vështirë të qeverisjes së përditshme, sipas zërave kritikë. Ai spikat për një personalitet që është “vështirë për t’u përkufizuar”, sipas së përditshmes Profil.

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori