LAJMI I FUNDIT:

Seancë pa numra

Seancë pa numra

Paralajmërimi i Ramush Haradinajt se brenda dhjetë ditëve Kosova do t’i ketë institucionet e reja doli të jetë i pasaktë.

Një deklaratë të tillë Haradinaj e ka bërë më 11 gusht 2017, duke llogaritur se në seancën e sotme të Kuvendit Kadri Veseli do të zgjidhet kryeparlamentar dhe menjëherë më pas do të votohet edhe Qeveria.


Por, një status i papritur në “Facebook” i drejtuesve të AKR-së të mërkurën se nuk do ta përkrahin koalicionin PAN për t’i formuar institucionet qendrore ka ndryshuar pozicionin politik të këtij koalicioni, me ç’rast Haradinaj në një konferencë për shtyp njoftoi se mund të mos marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.

Koalicioni PAN të vetmen shpresë për ta zgjedhur Kadri Veselin kryetar të Kuvendit dhe Ramush Haradinajn kryeministër i ka te votat e deputetëve të partisë së Behgjet Pacollit, prandaj formimin ose jo të institucioneve e bazojnë te qëndrimi politik i këtij të fundit. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori