LAJMI I FUNDIT:

Seancë gjyqësore për rastin Sopoti

Seancë gjyqësore për rastin Sopoti

Sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1 duhet të mbahet seancë gjyqësore për lëndën e vjetër 14 vite, e njohur në opinion si “Sopoti”.

Seanca e fundit u shty me kërkesë të mbrojtjes për shkak të ndryshimit të gjykatësve në Këshillin Penal dhe prokurorit, gjegjësisht për shkak se tani lënda është “në dorë” të PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në këtë rast 10 persona akuzohen për “terrorizëm”, ndërsa në gjykatë do të paraqiten vetëm 6 persona.

Ata akuzohen se në vitin 2003 kanë vendosur eksploziv në rrugën lokale Sushevo-Sopot./Telegrafi/