Elizabeta Josifovska, zëvendëse e ish-kryeprokurores së PSP-së Katica Janeva, sot do të dëshmojë për rastin “Haraçi”.

Gjykimi për këtë lëndë udhëhiqet nga Vaska Nikollovska-Masevska dhe ndodhet në procedurën e dëshmive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani si dëshmitarë janë paraqitur Orce Kamçev, Ana Kamçeva, kontabilistë të kompanive private të Kamçevit, gazetari i 1TV Hristijan Banevski dhe persona të tjerë.

Në seancën e parë për rastin “Haraçi”, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec, e pranoi fahin dhe u dënua me tre vjet burg./Telegrafi/