LAJMI I FUNDIT:

Seancë e re për rastin “Haraçi”, do të dëshmojë prokurorja Lile Stefanova

Seancë e re për rastin “Haraçi”, do të dëshmojë prokurorja Lile Stefanova

Ish-prokurorja publike speciale Lile Stefanova, e cila e udhëheq hetimin për rastin “Perandoria” sot duhet të dëshmojë në seancë për rastin “Haraçi”.

Rastin e udhëheq gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska dhe ndodhet në procedurë dëshmuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si dëshmitar në gjykatë dëshmi paraprakisht dha edhe zëvendësja e ish-prokurores publike speciale Katica Janeva, Elizabeta Josifovska.

Deri më tani dëshmi dhanë edhe biznesmeni Orce Kamçev, bashkëshortja e tij Ana Kamçeva, kontabilistja në kompanitë private, Kamçevi, gazetari Kristian Banevski nga televizioni 1TV si dhe të tjerë.

Prokuroria Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti shtroi aktakuzë kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.

I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera si vepër penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “pranimin e shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Në seancën e parë për lëndën “Haraçi”, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin, me ç’rast u dënua me tre vjet burg.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori