LAJMI I FUNDIT:

Seanca të reja për lëndët e PSP-së “Shënjestra-Fortesa” dhe “T.N.T”

Seanca të reja për lëndët e PSP-së “Shënjestra-Fortesa” dhe “T.N.T”

Sot vazhdon gjykimi për lëndën e PSP-së “Shënjestra-Fortesa” ku të akuzuar janë ish drejtori i drejtorisë së pestë në MPB Goran Gujevski, Nikolla Boshkoski, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, TOni Jakimovski, Vlladimir Varellov nga DSK dhe pesë persona tjerë nga e drejtoria.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë joligjore janë përgjuar 4.286 numra telefonikë, për të cilat nuk është dhënë urdhër gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Komunikimi është përcjellë para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë të urdhëresave gjyqësore të 1.541 numrave apo gjithsej 5.827 numra telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Në Gjykatën Penale gjithashtu është caktuar seancën për lëndën “T.N.T”, për rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canovski. Për lëndën “T.N.T” akuzohen ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski si dhe ish kreytari i komunës së komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës të PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale për arsye të urrejtjes politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Kalo në kategori