LAJMI I FUNDIT:

Seanca të disa komisioneve kuvendare, diskutohet për mandatin e Gruevskit

Seanca të disa komisioneve kuvendare, diskutohet për mandatin e Gruevskit

Përcaktimi i propozimit për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, për shkak të mungesës pa arsye më shumë se gjashtë muaj, është në rend dite të seancës së sotme të Komisionit për Çështje të Rregullores dhe Mandatit dhe Imunitetit.

Seanca është caktuar në bazë të njoftimit paraprak të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, të dorëzuar më 15 maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas nenit 59 të Rregullores kuvendore, për deputetin i cili pa arsye nuk ka marrë pjesë në seancat e Kuvendit më shumë se gjashtë muaj, kryetari i Kuvendit e njofton Komisionin për Çështje të Rregullores dhe Mandatit dhe Imunitetit. Propozim për marrjen e mandatit të deputetit në këtë rast, dorëzon Komisioni për Çështje të Rregullores dhe Mandatit dhe Imunitetit, në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të raportimit nga kryetari i Kuvendit, ndërsa pas propozimit të tij për marrjen e mandatit të deputetit, Kuvendi bën shqyrtimin në seancën e tij të ardhshme.

Për marrjen e mandatit të deputetit nevojitet që propozimin ta mbështesin dy të tretat e deputetëve ose 80 vota “për”. Para gjashtë muajve Kuvendi nuk arriti të votojë marrjen e mandatit të deputetit të Gruevskit me propozim të komisionit të njëjtë me arsyetim se ai nuk është i denjë që ta kryej funksionin e deputetit për shkak të shqiptimit të dënimit me burg për furnizim të “Mercedesit” luksoz për rastin “Tanku” të PSP-së.

Deputeti dhe ish kryeministri Gruevski vitin e kaluar, në nëntor u arratis në Hungari ku mori statusin e azilantit politik. Krahas gjykimit të plotfuqishëm me dënimin me burg prej dy viteve, ai është i dyshuar edhe për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.

Seanca sot në Kuvend do të mbajnë edhe komisionet kuvendare për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, për mbikëqyrje mbi punën e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim dhe Komisionit për arsim, shkencë dhe sport./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori