Vazhdimi i seancës konstituive pritet të mbahet nesër, pasi që tashmë koalicionin PDK-AAK-NISMA (PAN) ka arritur të sigurojë numrat.

Pasi AKR iu bashkua PAN-it, pritet që nesër paradite të njoftohen deputetët, e që seanca të mbahet pasdite kur do të zgjidhet edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës nga koalicioni PAN.