LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për rastet “Titanik” dhe “Titanik 3”

Seanca gjyqësore për rastet “Titanik” dhe “Titanik 3”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë planifikuar të vazhdojnë gjykimet për rastet e PSP-së “Titanik” dhe “Titanik 3”.

Në seancën e fundit për rastin “Titanik” i cili ka të bëjë me parregullsi zgjedhore, u prezantuan dëshmi materiale, përshkrime nga vendet zgjedhore dhe biseda telefonike, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në këtë rast të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko dhe disa të tjerë.

Ata dyshohen për shoqërim kriminel, dëmtim të të drejtës së votës, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe shkatërrim të materialit zgjedhor.

Ndërsa në rastin “Titanik 3” të akuzuar janë deputeti i BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Ata dyshohen se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë shkatërruar materialin zgjedhor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori