LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për rastet e PSP-së “Fortesa 2” dhe “Titanik”

Seanca gjyqësore për rastet e PSP-së “Fortesa 2” dhe “Titanik”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për rastet e PSP-së “Fortesa 2” dhe “Titanik”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lëndën “Fortesa 2” i akuzuar i parë është ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, si dhe gjashtë të punësuar në DSK. Debati i kaluar u anulua për shkak të aktgjykimit të padorëzuar të Gjykatës Supreme nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut.


Të akuzuarit në rastin “Fortesa 2” gjykohen për falsifikimin e dokumentit zyrtar dhe për asgjësimin e dokumenteve zyrtare lidhur me përgjimet e paligjshme. Dokumenti lidhet me dy sistemet e përgjimit ilegal, të cilat sipas PSP-së janë asgjësuar gjatë vitit 2014.

Ndërsa, lënda “Titanik” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe prezantohen dëshmi materiale të propozuara nga PSP. Deri më tani janë prezantuar rreth 3.000 prej 5.900 dëshmive materiale.

Përveç ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, në “Titanik” të akuzuar janë edhe Kirlli Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Iljia Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kirill Todorovski, Katerina Vellkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nekevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për bashkëpjesëmarrje në krim, shkeljen e të drejtës për votim, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfetit gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe për keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori