LAJMI I FUNDIT:

​Seanca e Kuvendit të Kosovës vazhdon të enjten

​Seanca e Kuvendit të Kosovës vazhdon të enjten

Kuvendi i Kosovës pas diskutimeve të gjata mbrëmë ka vendosur që debati për dialogun me Serbinë të vazhdojë të enjten, nga ora 10:00.

Çështja e reciprocitetit dhe dialogu me Serbinë sollën shumë përplasje mes deputetëve, ndërsa nuk kaloi as rezoluta e propozuar nga Vetëvendosje për rikthim të masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në raportimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe takimin në Uashington tha edhe njëherë se është ai që do të udhëheqë dialogun.

Hoti tha se në dialog po hyjnë për njohje reciproke dhe për të siguruar anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se parimet për procesi ne dialogut mbështetën në Kushtetutën e vendit.

“Dialogu udhëhiqet nga kryeministri i vendit, sepse kështu thotë Kushtetuta e vendit, sepse kështu thotë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit të kaluar. Tani sa i përket parimeve për procesi ne dialogut, janë tre parime të artikuluara në Kushtetutë: E para, që integriteti territorial është i panegociushëm; e dyta, që organizmi kushtetues i vendit është i panegociushëm dhe e treta, që marrëveshja që mund të arrihet duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën”, tha ai.

Hoti tha se do të vazhdojë të ftojë opozitën për të diskutuar rreth dialogut, meqë sipas tij, pa partitë opozitare nuk mund të jetë i suksesshëm.

“Ky dialog nuk do të jetë i suksesshëm, nuk mund të arrijmë marrëveshje nëse opozita nuk bëhet pjesë, opozitën e ftoj të bëhet pjesë vetëm duke shfrytëzuar mekanizmat kushtetues e jo mekanizma jashtë institucional. Edhe sot kam bërë ftesë dy liderëve të partive opozitare që të takohemi, formalisht me ta dhe t’i informoj në detaje për takimin në Uashington. Sapo të kthehem do të raportoj para jush për diskutimet që kemi bërë në Uashington”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori