LAJMI I FUNDIT:

Sean Penn me dokumentar për rastin Khashoggi

Sean Penn me dokumentar për rastin Khashoggi
Sean Penn (Photo by Emma McIntyre/Getty Images)

Aktori amerikan Sean Penn, po qëndron në Stamboll për të punuar në një film dokumentar rreth gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u vra më 2 tetor në Konsullatë nsaudite në këtë qytet turk.

Fituesi i dy çmimeve Oscar ishte përpara kësaj Konsullate. Mediat transmetuan një video që tregon Pennin në kostum të zi, duke biseduar me një kameraman para gardhit të policisë turke që pengon hyrjen.


Khashoggi u vra aty kur shkoi për të kërkuar dokumentet për martesë me një shtetase turke. Kjo vrasje shkaktoi pakënaqësinë e komunitetit ndërkombëtar. /KP/