LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti do të mund të komunikoni me zë me ChatGPT-n

Së shpejti do të mund të komunikoni me zë me ChatGPT-n

Një veçori e re interesante pritet të vijë në chatbotin me Inteligjencë Artificiale, ChatGPT.

OpenAI, startupi që qëndron prapa këtij softueri të jashtëzakonshëm të njohur, njoftoi të hënën se po lanson veçori të reja duke përfshirë mundësinë për t’i lejuar përdoruesit që të komunikojnë me zë me ChatGPT-n, transmeton Telegrafi.


Në një postim, OpenAI tregoi se si kjo veçori e re mund të përdoret, varësisht nëse dëshironi një “përrallë para gjumit për fëmijët, ose për zgjidhur një debat në tryezën e darkës”.

Veçoritë  e reja të zërit nga OpenAI kanë ngjashmëri me ato që ofrohen aktualisht nga Amazon dhe Apple në shembujt si Alexa dhe Siri.

OpenAI tha gjithashtu të hënën se do të lansojë edhe një veçori tjetër ku lejon chatbotin t’u përgjigjet kërkesave tuaja nëse ngarkoni një imazh.

Për shembull, mund të bëni një fotografi të përmbajtjes së frigoriferit tuaj dhe t’i kërkoni ChatGPT-s t’ju ndihmojë të krijoni një plan vakti duke përdorur përbërësit që keni. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Pse Apple ka probleme me shitjen e kufjeve Vision Pro?

Pse Apple ka probleme me shitjen e kufjeve Vision Pro?

Teknologji
6G po vjen në iPhone: Apple nuk heq dorë nga modemet e veta

6G po vjen në iPhone: Apple nuk heq dorë nga modemet e veta

Teknologji
Kalo në kategori