Nën sloganin “Dare to Be the Change” [Guxoni të jeni ndryshimi], një ndër konferencat më të mëdha të teknologjisë në Ballkan, Doku.Tech, këtë vit do të shënojë Edicionin e 8-të me radhë.
Doku.Tech – të cilin e sjell IPKO Foundation – edhe këtë vit për shkak të rrethanave pandemike, vjen tek audienca me një program të kombinuar mes virtuales dhe fizikes, i cili përmban: fjalime nga sipërmarrës të suksesshëm ndërkombëtarë dhe lokalë, punëtori 48 orëshe për krijimin e lojërave, e njohur si Game Jam, si dhe Sfidën “Do It Yourself [DIY]”.
Ky edicion i Doku.Tech do të nis më 31 tetor 2021, me programin e folësve dhe do të vazhdojë me aktivitetet e tjera gjatë tërë muajit nëntor. Fjalimet inspiruese të folësve të këtij edicioni do të vijnë tek ju përmes ekranit të RTV Dukagjini dhe Kallxo.com, çdo të diel, nga ora 20:30, për tri javë rresht.
Programi i folësve nis Rob Flaherty, Drejtor i Strategjisë Dixhitale në Shtëpinë e Bardhë, i cili ka qenë edhe Drejtor Dixhital i Kampanjës Presidenciale të Joe Biden në vitin 2020. Programi do të vazhdojë me ligjëruesin akademik për bazën e të dhënave dhe menaxhimin e projekteve, Naim Hoxha, i cili është edhe një prej të parëve të angazhuar në Sektorin e IT-së në Kosovë.
Në mesin e të ftuarve të këtij edicioni është edhe Drejtori Ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Kompanisë “Cyborg Nest”, Liviu Babitz, i cili me ndihmën e teknologjisë së avancuar ka gjetur një mënyrë për të zgjeruar përceptimin tonë për botën me një shqisë të re. Edicioni i sivjetëm sjell edhe Hana Zeqa, e cila është themeluese e ‘Fight or Flight’, një studio e Modës së Ngadaltë & Teknologjisë së Modës në Prishtinë.
Në mesin e shumë temave të tjera, edicioni i sivjetëm i Doku.Tech sjell edhe idetë inovative dhe risitë më të fundit nga industria e ushqimit. Në mesin e të ftuarve e kemi Albana Rama, themeluese e Kompanisë “The Rainforest Company”, lidere në Tregun Evropian për produktet e Açaí-it, me origjinë nga Amazona. Përveç Albanës, për risitë dhe inovacionet në këtë industri, do të flasin edhe vëllezërit Edin dhe Sead Haliti, bashkëthemelues të Mudro Bioindustry në Kroaci.
Pra, këtë vit jemi fokusuar tek rrëfimet e njerëzve që shquhen për të arriturat e tyre në fushën e teknologjisë, njerëz që kanë lënë gjurmë me idetë dhe lëvizjet e tyre. Një edicion më shumë, përmes të cilit do shkëmbejmë njohuri, trajtojmë teknologjinë dhe aspektet e saj shoqërore, si dhe do inspirojmë të rinjtë që të bëhen liderë të kësaj fushe në të ardhmen.
Për sloganin e këtij viti “Dare to Be the Change” [Guxoni të jeni ndryshimi], ne jemi inspiruar tek lëvizjet që janë bërë pikërisht në Kosovë, shumë vite më parë. Kujtojmë se viti 2021 shënon 30 vjetorin e Referendumit për Pavarësi në Kosovë. Pra, ua rikujtojmë njerëzve fuqinë e një shoqërie aktive; fuqinë e një komuniteti që koordinon veprimet dhe nxitë ndryshimet që do t’i shoh në një shoqëri. Kësisoj, ne marrim gjërat ‘në duart tonë’, në vend se t’ju kërkojmë të tjerëve të marrin vendime dhe të veprojnë për ne.
Pikërisht, folësit e këtij edicioni, janë ata që kanë përshpejtuar ndryshimin jo vetëm në komunitetin e tyre, por në mbarë botën, duke marrë vendime për vetën e tyre dhe duke jetuar sipas thënies së famshme të një prej emrave më të njohur në fushën e shkencave kompjuterike, Grace Hopper, sipas të cilit: “Gjithmonë mbani mend se është shumë më e lehtë të kërkosh falje sesa të marrësh leje,” … “Në këtë botë kompjuterash, gjëja më e mirë për të bërë është ta bësh atë.”
Edicioni i 8-të i Doku.Tech po përkrahet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, GIZ Kosova, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.
Bashkohuni me ne në Doku.Tech dhe na ndihmoni ta vendosim Kosovën në hartën e teknologjisë në botë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
IKD publikoi doracakun për shpalljen e grevës së ligjshme
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri