LAJMI I FUNDIT:

Mungon PAN-i, ndërpritet seanca konstitutive, vazhdon në ora 14:00 (Live)

Mungon PAN-i, ndërpritet seanca konstitutive, vazhdon në ora 14:00 (Live)

E plotësuar: Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ka ndërprerë seancën konstituive në mungesë të deputetëve nga koalicioni PAN dhe AKR-ja.

Mikullovci tha se kërkesa e kioalcionit PAN ka qenë të mbahet seanca në ora 10:00, por ai qëllimisht e ka lënë në ora 11:00 që të kenë kohë më shumë koalicioni PAN, ndërsa deputetët e këtij koalicioni nuk paraqiten as në ora 11:00.


Për shkak të mungesës së deputetëve të koalicionit PAN dhe AKR-së, Mikullovci e shtyu për në ora 14:00 mbajtjen e seancës konstituive.

Seanca, mungojnë deputetët e PAN-it dhe AKR-së

E plotësuar: Shumica e deputetëve të dy subjekteve opozitare, LDK dhe VV tanimë kanë hyrë në sallën e Kuvendit ku së shpejti pritet të fillojë vazhdimi i seancës konstituive, por aty mungojnë deputetët e PAN-it, AKR-së dhe Listës serbe.

Deputetët fillojnë të hyjnë në Kuvend

E plotësuar: Tashmë kanë filluar të hyjnë deputetët në Kuvendin e Kosovës dhe pritet që shumë shpejt të fillojë seanca konstitutive.

Së shpejti fillon seanca konstituive

Seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës pritet të fillojë së shpejti, ku do të zgjidhen kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

Thirrja e seancës është bërë pas kërkesës së PAN-it dhe AKR-së, të cilët pas një takimi maratonik që kanë mbajtur dje nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes me Listën Serbe, kanë kërkuar mbajtja e vazhdimit të seancës për sot.

Kuvendi për disa herë ka dështuar që të zgjedh organet drejtuese të tij, ndërsa pritet që sot të zgjidhet kryetari dhe nënkryetari pas marrëveshjes që PAN ka arritur me AKR-në.

Ndryshe, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë po bëhet pas afro tre muajsh prej mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori