LAJMI I FUNDIT:

Veseli rizgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës (Video)

Veseli rizgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës (Video)

E plotësuar: Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për,  52 kundër dhe asnjë abstenime e zgjodhën Kadri Veselin, kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ky është mandati i dytë i Veselit si kryetar i legjislativit.


Deputetët po ashtu zgjodhën nënkryetarët e Kuvendit. Nënkryetarë u zgjodhën: Xhavit Haliti nga PDK-ja, Aida Dërguti nga Vetëvendosje, Kujtim Shala nga LDK-Alternativa.

Zgjidhen nënkryetarët e minoriteteve

E plotësuar: Deputetët e Kuvendit të Kosovës pas pauzës 15 minutëshe arritën që të zgjedhin edhe nënkryetarët nga radhët e minoriteteve.

Nënkryetarët nga radhët e minoriteteve u zgjodhën Slavko Simiq nga Lista serbe dhe Mufera Shinik.

Kuvendi sërish shkon pauzë

E plotësuar: Kuvendi shkoi në pauzë 15 minutëshe pasi nuk u votuan nënkryetarët nga radhët e minoriteteve.

Deputetët pas 15 minutave sërish do të jenë në seancë për të zgjedhur edhe nënkryetarët nga radhët e pakicave.

E plotësuar: Ka filluar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në këtë seancë pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetari. Të pranishëm në sallë janë 102 deputetë.

Hoxhaj: Kandidati jonë për kryetar të Kuvendit është Kadri Veseli

E plotësuar: Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj para deputetëve të Kuvendit prezantoi kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit, Kadri Veselin.

Hoxhaj kërkoi falje për mospjesëmarrjen e tyre në seancën e orës 11:00, pasi sipas tij, disa deputetë të koalicionit nuk kishin arritur në Kuvend.

“Ju lus në mirëkuptim”, tha ai.

Hoxhaj falënderoi Mikullovcin, duke thënë se ka menaxhuar një proces politik për disa javë dhe i shprehin mirënjohje.

Së shpejti fillon seanca konstituive

Deputetët tashmë kanë filluar të hyjnë në Kuvend, ku pritet të votohet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

Kjo është tentativa e dytë për sot, ndërsa e teta me radhë për konstituimin e Kuvendit.

Ndryshe, seanca konstituive e orës 11:00 u ndërpre nga kryesuesi Adem Mikullovci në mungesë të deputetëve nga koalicioni PANA.

Zyrtarë të PDK-së thanë për Telegrafin se nuk kanë marrë pjesë në seancën e orës 11:00 në mungesë të katër deputetëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori