LAJMI I FUNDIT:

S’dihet kur do të takohen kryeministrat në Bruksel

S’dihet kur do të takohen kryeministrat në Bruksel

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të zhvillohet një takim në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin Isa Mustafa, por nuk ka bërë të ditur se çka do të zbatohet në këtë takim.

Në anën tjetër, zyrtarët e institucioneve kosovare thonë se nuk ka asgjë konkrete për një takim të tillë mes dy kryeministrave.


“Nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim”, ka thënë për gazetën “Zëri” Faton Abdullahu, këshilltar për media i kryeministrit Mustafa.

Ai ka shtuar se gjithçka që ka të bëjë me dialogun përcaktohet më herët nga Brukseli.

“Ato që kanë të bëjnë me dialogun procedohen tutje dhe përcaktohen sipas agjendës së njohur më herët për të dyja palët nga Brukseli”, ka thënë Abdullahu.

Ndërkaq, publicisti Halil Matoshi ka thënë për gazetën “Zëri” se një takim mes kryeministrash do të ishte i mirëseardhur, pasi që, siç thotë ai, liderët e shteteve fqinje gjithmonë kanë diçka të rëndësishme për të biseduar.

“E para, dy liderë të dy shteteve fqinje gjithnjë kanë për çfarë të bisedojnë, sepse dinamikat politike në demokraci kërkojnë dialog të vazhdueshëm me tjetrin/të tjerët”, ka thënë Matoshi, i cili më pas ka shtuar: “Në këtë sens kryeministri i Serbisë Vuçiq dhe ai i Kosovës Mustafa natyrisht se mund të këmbejnë mendime rreth Kapitullit 35, përkatësisht Vuçiq mund t’i kërkojë kryeministrit kosovar përshpejtimin e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas Marrëveshjes paraprake”, ka përfunduar Halil Matoshi. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Lajme
MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Kalo në kategori