Scarlett e interesuar për karakterin e Love

Bukuroshja hollivudiane ka thënë se do t’i pëlqente ta luajë rolin e Love, pasi që ka dëgjuar se kjo e fundit dëshiron që të jetë pikërisht Scarlett ajo që do ta luajë karakterin e rokeres në filmin biografik.
“E di se ekziston një skenar dhe kjo është krejt çfarë di për këtë gjë. Unë jam një fanse e madhe e Courtneyt dhe mendoj se ajo është shumë, shumë e talentuar. Mirëpo unë nuk di asgjë për projektin. Do të ishte një sfidë, padyshim se do të ishte një e tillë. Mendoj se ideja është joshëse dhe intriguese”, ka thënë Scarlett për MTV News. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































