LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u të gatshëm që viti i ri shkollor të nis më 13 shtator, por thotë se vendimin e merr Qeveria

SBASHK-u të gatshëm që viti i ri shkollor të nis më 13 shtator, por thotë se vendimin e merr Qeveria
Foto: Ilustrim

Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, viti i ri shkollor ishte shtyrë për datën 13 shtator, por  deri tani ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse procesi mësimor do të nis ditën e hënë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë për Telegrafin se janë dakorduar me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore që viti i ri shkollor të nis më 13 shtator, por që vendimin do ta marrë Qeveria e Kosovës.

“Të gjitha palët, pra Ministria e Arsimit, Drejtoritë Arsimore dhe ne SBASHK -unë takimin e përbashkët jemi deklaruar se jemi të gatshëm për të filluar viti ri shkollor, por se çfarë do të ndodh vendos, me siguri Qeveri”, deklaroi ai.

Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit e Shkencës, lidhur me këtë çështje por që deri tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar të ketë numër të madh të personave të infektuar me coronavirus, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 703 raste, dhe 19 raste të vdekjes.

Në fuqi janë ende masat kufizuese ku pas orës 22:00 në gjithë territorin e Kosovës vlen ora policore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori