LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u në grevë më 14 dhe 20 shkurt

SBASHK-u në grevë më 14 dhe 20 shkurt

Këshilli Drejtues i SBAShK-ut gjatë një takimi të jashtëzakonshëm ka paraqitur veprimet sindikale që përfshijnë grevë një orëshe më 14 shkurt dhe greve dy orëshe më 20 shkurt.

E gjithë kjo, për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes së nënshkruar në mes SBAShK-ut dhe koalicionit qeveritar më 5 qershor 2017, përkatësisht të mos miratimit të projektligjit lidhur me statusin e punëtorëve të arsimit për vitet e 90-ta.


Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj tha se anëtarët e Këshillit Drejtues në mënyrë unanime kanë votuar pro veprimeve sindikale të paraqitura nga SBASHK-u.

“Veprime të përshkallëzuara  sindikale më 14 shkurt të mërkurën fillojmë me grevë një orëshe në orën e parë të mësimit të paradites dhe pas ditës duke kërkuar që nxënësit të vijnë në shkollë duke filluar nga ora e dytë, nëse Qeveria nuk reflekton dhe ligji nuk shkon në qeveri të thuhet se ligji në qeveri dhe po shkon në parlament iu propozoj që më datën 20 shkurt, e martë të shkojnë në përshkallëzimin e dytë,  në dy orët e para me grevë, meqenëse SBASHK-u ndodhet para një momenti të veçantë, kemi menduar që me veprime tjera sindikale ta përcjellin çështjen në kongresin dhe pas debateve të merremi vesh çka tutje dhe do të nxirret një rezolutë”, tha ai.

Sipas Jasharit, këtë ligj po e pengon Ministria e Financave për shkak se SBASHK-ut iu është thënë se për zbatimin e këtij ligji duhen gjetur vija buxhetore.

Ndryshe, vendimi i SBASHK-ut për grevën e paralajmëruar me 14 dhe 20 shkurt, erdhi pasi kryeministri Haradinaj dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut janë ndalur veçmas te çështja e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të  Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.

Kryeministri, Ramush  Haradinaj është shprehur se çmon lartë angazhimet e punëtorëve  e të arsimit  në të kaluarën dhe tani në misionin e tyre të shenjtë për arsimimin dhe edukimin e brezave si dhe ka shprehur gatishmërinë për të diskutuar lidhur me të gjitha çështjet që lidhen me sektorin e arsimit dhe për të gjetur zgjidhje konkrete për ato.

Për këtë ata edhe nënshkruan marrëveshjen me SBaSHK-un. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori