Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, gjatë një takimi me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi, shprehu kundërshtimet e punëtorëve të arsimit për shkak të rangimit në tabelorin e Projektligjit për pagat, duke thënë se mësimdhënësit nuk janë radhitur në vendin meritor dhe kërkon që këto lëshime të përmirësohen.
Ai paralajmëroi me këtë rast se nëse kjo nuk realizohet, atëherë do të pasojnë reagime dhe veprime sindikale si shprehje e pakënaqësisë dhe kundërshtimit ndaj versionit, siç është tani në diskutim publik të Projektligjit për pagat.
SBASHK-u vlerëson se projektligji për pagat bashkë me tabelorin, si i tillë, demanton deklarimet e institucioneve të Kosovës se arsimin e kanë prioritet të parë, ngase nga 73 grupet e pozitave në tabelor, punëtorët e arsimit janë ranguar në pozicionet 60, 61 dhe 63 duke i barazuar kështu me profesionet për të cilat kërkohet vetëm arsimi elementar, gjegjësisht arsimimi i mesëm.
SBASHK-u uron që këto lëshime të përmirësohen dhe punëtorët e arsimit të jenë të ranguar në vend meritor, në të kundërtën do të pasojnë reagime.
Ndryshe, projektligji për pagat bashkë me dy projektligje të tjera të Ministrisë së Administratës Publike janë në diskutim publik deri më 28 qershor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës