LAJMI I FUNDIT:

SBASHK reagon ndaj idesë së ministrit Bytyqi për mësimin tërë ditor

SBASHK reagon ndaj idesë së ministrit Bytyqi për mësimin tërë ditor

SBASHK-u përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj idesë së ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi se MASHT synon që në vitin e ardhshëm të fillohet mësimi tërë-ditor në ato shkolla që ka kushte, duke thënë se kjo paraqet një eksperiment të ri dhe të dëmshëm ndaj sistemimit arsimor në Kosovë.

Sipas MASHT-it, Kosova për mësim tërë ditor në shkolla ka nevojë edhe për 142 objekte shkollore dhe 85 anekse, prej tyre shkolla fillore, shkolla të mesme të larta dhe salla të edukatës fizike, ndërsa vlera investive e të gjitha këtyre është rreth 371 milionë euro.


SBASHK-u kërkon nga MASHT dhe ministri Bytyqi që hapat për mësimin tërë ditor dhe idenë që më këtë lloj mësimi të fillohet në disa shkolla që nga viti i ardhshëm shkollor t’i analizojnë mirë, pasi që një praktikë e tillë në vendet e Evropës nuk është obliguese për të gjithë nxënësit.

“Po ashtu sipas praktikave të vendeve të Evropës, nuk janë mësimdhënësit e njëjtë ata që angazhohen gjatë tërë mësimit tërë ditor. Janë kuadro të tjera arsimore e mbështetëse që angazhohen pas dite më nxënës”, thuhet në reagim.

Për më tepër, SBASHK-u i kujton MASHT-it dhe DKA-ve se me mësimdhënësit që tani janë në sistemin arsimor nuk mund të mendohet aplikimi i mësimit të tillë tërë ditor, sepse ata kanë normat e tyre të plota 20 orë mësimore me nxënës dhe 20 orë të tjera për përgatitje për procesin mësimor dhe për komunikim me nxënës e me prindër, dhe me kërkesat e Kurikulit të ri atyre do t’u duhen edhe shumë e shumë orë të tjera angazhim për të realizuar kompetencat dhe detyrat e tyre prej mësimdhënësi.

“Këta mësimdhënës nuk mund të obligohen që të punojnë mbi këtë normë të përcaktuar me Ligj dhe me Kontratën Kolektive të Arsimit të Kosovës. Pra, nëse shkohet në këtë eksperiment të mësimit tërë ditor dhe nëse veprohet si në Evropë dhe iu mundësohet që vetë nxënësit të deklarohen dhe nëse supozojmë se vetëm gjysma e 369.309 nxënësve, sa janë në arsimin parauniversitar, angazhohen në këtë lloj mësimi atëherë duhet angazhuar edhe rreth 6000 kuadro të reja arsimore dhe duhet siguruar pagat e tyre, për të cilat kërkohen jo më pak se rreth 33 milionë euro në vit. Po nëse të gjithë nxënësit e Kosovës do ta preferonin shkuarjen në mësimin tërë ditor atëherë, do të duhej angazhuar edhe rreth 12.000 kuadro të reja arsimore dhe buxhetin shtesë prej rreth 66 milionë euro për çdo vit”, thuhet më tej në reagim.

SBASHK-u kujton po ashtu ministrin Bytyqi, se sot Kosova nuk qëndron keq me numrin e objekteve shkollore dhe shumica e tyre janë ndërtime të reja, po shumicës nga mbi 1114 institucioneve arsimore iu mungojnë mjetet bashkëkohore të mësimit dhe në mungesë të tyre është vështirë që mësimdhënësit të arrijnë sukseset e dëshiruara.

“Një ide për arsim tërë ditor kishte “lindur” edhe para dy a tri vitesh në një komunë të Kosovës, por duke u parë se ishte gabim, në heshtje u shua kjo ide”, përfundon reagimi i SBASHK-ut.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori